20 vjet BDI/Ahmeti: Nuk ka forcë që rrënon BDI-në, themelet i ka tek gjaku i sakrificave

min lexim

“Nuk ka asnjë forcë qoftë e brendshme, qoftë e jashtme që mund të rrënoj e demolojë BDI-në sepse themelet i ka tek gjaku i sakrificave, themelet i ka tek gjeneratat të cilat kanë investuar dhe kanë punuar që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. BDI dita ditës veç që çelikoset”. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një interviste kushtuar përvjetorit ë 20 të themelimit të partisë me të cilën ai udhëheq.

“Jeta është zhvillim, jeta është dinamike por për atë që unë ëndërrova, për atë që unë idealizova, shumëçka është arritur edhe pse ka edhe shumë punë për të bërë, por nuk mund të them që jam i pakënaqur me rezultate e deritashme ku një pjesë sado modeste që të jetë, unë jam njëri nga aktorët e zhvillimit të ngjarjeve që sot është shteti më i ri i quajtur Kosovë. Unë jam një nga aktorët që sot shqiptarët në Maqedoni të Veriut kanë ndryshuar statusin e vet, sot shqiptarët kanë dinjitet në Maqedoni të Veriut, me flamur kombëtar, me universitete”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Çdo e arritur e shqiptarëve në RMV, mbanë vulën e BDI-së

Story i radhës

20 vjet BDI/Ahmeti: Opozita nuk di gjë tjetër përpos të akuzojë

Të fundit nga