Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës,pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në moshën 14-vjeçare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. V., 20 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç. “– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.