Reperi i njohur, 2 Ton ka paralajmëruar edhe një tjetër projekt të ri muzikor për sezon veror.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, reperi nga Ferizaj njoftoi fansat se kënga e tij më e re publikohet javën e ardhshme.
Projekti mban titullin “Nostalgji” dhe do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa pritet të publikohet më 18 korrik.
“E martë, 18.07 “Nostalgji”, ka shkruar 2 Ton duke sjellur një pjesë të shkurtët të shkëputur nga klipi.
Kujtojmë që reperi pak javë më parë lansoi edhe një album të ri “Passion” me 12 këngë të reja.
Ndërsa po punon vazhdimisht për këngë të re, 2 Ton mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje të shumta muzikore.