Rap-artisti nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Sonte” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me Ghulon me producim nga Dardd.
Për videon vlen të ceket se u kujdes “N’Pikë Creative”.
Ky projekt i Arton Avdylit (emri i vërtetë) tani është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Kjo vjen një muaj pas “Për ty” që rezultoi suksese të mëdha e mblodhi miliona klikime.
Ai vazhdon të jetë i pëlqyer nga publiku dhe t’i qëndroj besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.
Burimi: botasot.info