2 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit zjarffikës në ishullin grek Evia

July 25, 2023
1 minut lexim

Dy pilotë kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vendosur për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në ishullin grek Evia është rrëzuar në qytetin bregdetar Karystos, raporton Anadolu.

Forcat Ajrore Greke thanë se piloti 34-vjeçar, Hristos Mulas dhe bashkë-piloti 27-vjeçar, Periklis Stefanidis, humbën jetën në aksident.

Aeroplani i tipit ‘Canadair’ u dërgua për të luftuar zjarrin në fshatin Platanistos.

“Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar. Një helikopter ‘Super Puma’ dhe një helikopter ‘AB-205’ i Forcave Ajrore janë nisur drejt zonës”, njoftuan më herët Forcat Ajrore Greke.

Në njoftim u theksua se aeroplani i tipit ‘CL-215’ me dy anëtarë të ekuipazhit u “rrëzua gjatë shuarjes së zjarrit ajror në Platanistos, Evia”.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, shpalli tre ditë zie për Forcat e Armatosura për humbjen e jetëve.

Evia është ishulli i dytë më i madh i Greqisë, që shtrihet në verilindje të Athinës.

Dhjetëra zjarre shkatërruese kanë përfshirë Greqinë prej ditësh, duke përfshirë ishullin Rodos, pikën e frekuentuar turistike.

Disa vende, duke përfshirë Türkiyen, kanë arritur të ndihmojnë Greqinë në shuarjen e flakëve, të cilat kanë djegur shtëpi dhe pyje.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

45 vjeçarja: Partneri nuk do të bëjë më seks me mua, më akuzon se…

Story i radhës

Dinamo Zagreb e pamëshirshme ndaj Astanas

Të fundit nga

ShkoLartë