2 persona jane arrestuar nen dyshimin per shkaktimin e zjarreve 6a77397210830

2 persona janë arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve

August 8, 2026
1 minut lexim
zjarr 2

Policia ka privuar nga liria dy persona, të dyshuar se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në pjesë të ndryshme të rajonit të Pellagonisë dhe Maqedonisë perëndimore, njofton Portalb.mk.

Më 7 gusht 2026, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria G.S. (45) nga fshati Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit.

Sipas informacioneve të policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura. Po ashtu, po atë ditë, rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku, sipas dyshimeve të policisë, sërish kishte shkaktuar zjarr.

Në një rast tjetër, po atë ditë rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga SPB Prilep kanë privuar nga liria G.A. (76) nga Shkupi, në fshatin Sarandinovë, komuna e Dollnenit.

Edhe ai dyshohet se ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se, pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Policia gjatë periudhës së fundit ka intensifikuar veprimet lidhur me rastet e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht për shkak të rrezikut të përhapjes së shpejtë të tyre dhe rrezikimit të banorëve, tokave bujqësore, pyjeve dhe pronës.

Institucionet kompetente u bëjnë apel qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin aktivitete që mund të shkaktojnë zjarr, ndërsa çdo sjellje të dyshimtë ose zjarr të vërejtur ta raportojnë në kohë në polici ose te shërbimet kompetente.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nevojitet kohe qe uji ne gostivar te shpallet i paster per pije 6a7738230cafc
Lajmi i mëparshëm

Nevojitet kohë që uji në Gostivar të shpallet i pastër për pije

ish ambasadori holandez alarmohet per viziten e zelenskyt ne beograd ukraina po behet kercenim per kosoven dhe ballkanin 6a774ff53ce0e
Lajmi i radhës

Ish-ambasadori holandez alarmohet për vizitën e Zelenskyt në Beograd: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë