18 viktima nga moti i keq në Europë, mijëra kilometra tokë nën ujë

September 17, 2024
1 minut lexim

Stuhia Boris ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Çeki. Por numri mund të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim pasi shumë vetë konsiderohen të humbur.

Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme prej katastrofave pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë zona të shumta të vendit.

Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura, 240 milionë euro, ndërsa Austria ka caktuar 300 milionë euro për zonat e përmbytura, shumë që mund të rritet në rast se do të jetë nevoja.

Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilometra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht.

Edhe pse në orët e fundit ka pasur një tërheqje të ujërave për shkak të ndalimit të reshjeve, meteorologët kanë parashikuar rikthim të shiut, çka mund të përkeqësojë sërish gjendjen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kostadinovski-Vall: Gjykata Kushtetuese në prioritetet për bashkëpunim të OSBE-së

Story i radhës

De Bruyne: Nuk kam folur më asnjë klub arab

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë