Kostadinovski-Vall: Gjykata Kushtetuese në prioritetet për bashkëpunim të OSBE-së

min lexim

Shkup, 17 shtator – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarët Tatjana Vasiq-Bosaxhieva dhe Fatmir Skender zhvilluan takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Vall.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është konstatuar realizimi i suksesshëm i aktiviteteve të Gjykatës të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe të parapara me Memorandumin e Mirëkuptimit të lidhur në shkurt të vitit 2024, siç është organizimi i Konferencës Ndërkombëtare me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese dhe trajnimet e ardhshme që synojnë forcimin e kapaciteteve të Gjykatës.

Kryetari Kostadinovski e informoi ambasadorin Vall për prioritetet e tij në mandat, duke theksuar përkushtimin për paraqitjen e padisë kushtetuese si instrument për avancimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, duke siguruar një ligj prej dy të tretave për Gjykatën Kushtetuese që do të mundësojë pavarësi më të madhe të Gjykatës dhe forcimin e transparencës.

“Ambasadori Vall e informoi kryetarin Kostadinovski se në strategjinë e ardhshme zhvillimore të Misionit të OSBE-së në Shkup, fokusi do të jetë në Gjykatën Kushtetuese dhe ndër të tjera prioritetet kryesore do të jenë zotimet e vendosura bashkërisht për paraqitjen e padisë kushtetuese, rritjen e transparencës. dhe fuqizimin e kapaciteteve të shërbimit profesional”, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Në takim u arrit marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit për lidhjen e një Memorandumi të ri të Mirëkuptimit dhe formimin e ekipeve që do të specifikojnë segmentet e bashkëpunimit të mëtejshëm me qëllim të përmirësimit të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe promovimit të vlerave që përfaqëson Misioni i OSBE-së në Shkup.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Story i radhës

18 viktima nga moti i keq në Europë, mijëra kilometra tokë nën ujë

Të fundit nga