Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.543 raste të tjera me koronavirus, ndërsa 1.961 pacientë fituan betejën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 18 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 8.470.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 272.437 raste, 249.631 persona janë shëruar.
Ndërsa numri i rasteve aktive është 14.336.