Autoritetet deri tani nuk po e trajtojnë si “akt terrorist” për momentin – por nuk e perjashtojnë çdo mundësi
Policia e Nju Jorkut ka njoftuar një person që mundet të ketë lidhje me të shtënat e mëngjesit të së martës në metro në Brooklyn.
Hetuesit thanë se po kërkonin Frank James dhe publikuan një foto të personit, duke i kërkuar publikut që të telefononte NYPD Crime Stoppers me çdo informacion mbi vendndodhjen e tij aktuale.
Foto nga vendi i ngjarjes
Po ashtu policia tha se deri tani e ka gjetur automjetin dhe izoluar zonën ku mendohet të jetë strehuar dorazi pikërisht aty ku është gjetur vena
Automjeti që po kërkonte policia u gjet në kryqëzimin West 3rd Street dhe Kings Highway, Brooklyn.
Mbrëmë gjatë gjithë natës policia mbajti të bllokuar dhe zhvilloi kontroll zonës ku ishte bllokuar vena.
Megjithatë autori krimit ende nuk dihet se ku është fshehur.
Foto nga vendi i ngjarjes
Sipas “The New York Times” mendohet se kamerat e sigurisë së stacionit të metrosë ku ndodhi krimi nuk kanë funksionuar, duke vonuar e penguar veprimin e policisë.
Çanta që la pas i dyshuari për sulm u gjet në mes të një vagoni të trenit N
Policia vonë pasdite publikojë një fotografi e siguruar nga burime të policisë , që tregojn një çantë që mesa duket është lënë prapa nga autori krimit gjatë largimit me shpejtësi nga vendngjarja
Nga fotografia breda çantës duken bomba tymuese prodhim artizanal, fishekzjarrë zhurmëkrijuese dhe rreth 25 shufra fishekzjarri tymë hedhëse.
Sipas disa burimeve të tjera, nga policia i kërkuari ka lënë pas edhe një kartë krediti, prej të cilës është zbuluar lloji dhe targa e automjetit që po kërkohet nga policia.
Auatomjeti simbas policisë është përdorur në Philadelphia dhe ka targa nga Arizona ndërsa i përket kompanisë që jep makina me qera U-Hula.
Policia thotë se ka gjetur edhe një revole e tipit “Glock” të bllokuar, dhe një sqepar, etj.
Agjentet e zbulimit të krimit dhe forca të shumta të policisë mbajtën bllokuar zonën afër kryqëzimit në West 3rd Street dhe Kings Highway, Brooklyn, ku u gjetë automjeti.
Ndërsa një helikopter i policisë qëndronte lart duke ndriçuar me prozhektor dhe vëzhguar lagjen.
Deri tani autoritet thonë se të paktën janë 18 vetë janë plagosur dhe lënduar pas sulmit të armatosur të artën në mëngjez në metronë e New York-ut, ndërsa po sipas autoriteteve 5 vetë janë gjendje kritike.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, nga 18 të lënduar 10 vetë janë qëlluar me armë zjarri pistolet, ndërkohë që 8 préj tyre janë me asfiksim nga tymi dhe disa të tjerë janë të lënduar nga paniku.
Sulmuesi, i cili është ende në kërkim, u tha se e filloi sulmin duke goditur disa njerëz në vagon pa u hapur dyert ndërsa treni po ndalonte në platformën e Stacionit të Rrugës së 36 në Brooklyn, në orën 8:24 të mëngjesit, që është edhe piku i udhëtarve.
I dyshuari thuhet se kishte veshur një jelek si ata që mbajnë punëtorët e ndërtimit si dhe kishte vënë një maskë gazi.
Sulmuesi fillimisht hodhi një shashkë tymuese në trenin N përpara se të hapte zjarr mes turmës së udhëtarëve, ku shumica e të cilëve ishin duke shkuar në punë.
Stacioni i metrosë 36 Street që ka ndalesa për trenat D, N dhe R. u ndërprenë në atë linjë, si dhe më vonë edhe treni B, deri në mesdrek.
E gjithë zona që i përket lagjes Sunset Park, u bllokua nga policia. Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve u mbyllën.
Ende për momentin incidenti nuk po hetohet si akt terrorist, thanë autoritetet, por hetimet do te tregojne të vërtetën.
Komisioneria e Policisë, Sewell, bën thirrje publike për të ndihmuar policinë, duke thënë në e shihni një mashkull afrikano-amerikan, 45 deri 50 me jelek punëtori ndërtimi të gjelbër dhe një bluzë me kapuç gri, thërrisni në
Telefonon policinë në 1-800-577-8477.