Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 308.620.
Vendi po ashtu regjistroi një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 9.262 numrin e përgjithshëm të tyre Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 231 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 298.532.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 826.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 684 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.997.169 testime.