​17 tipare që punëdhënësit i kërkojnë tek kandidatët

Zotërimi i disa veçorive ose karakteristikave mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e një pune. Ka cilësi specifike që punëdhënësit i kërkojnë tek aplikantët për punë dhe punonjësit. Njohja me këto cilësi dhe si t’i fitoni ato mund t’ju ndihmojë të jeni një kandidat më i mirë për mundësi dhe promovime të reja. Në këtë artikull, Akademi Pune po i rendisitë 17 tipare që punëdhënësit kërkojnë si dhe do të tregojë pse ato janë të rëndësishme.

Ndershmëria

Ndershmëria është një nga vlerat më të larta në një vend pune. Për të pasur ndershmëri duhet të keni moral dhe etikë të lartë. Për të qenë të tillë kërkohet të jeni të sinqertë, të silleni me ndershmëri si dhe t’iu trajtoni të tjerët me respekt. Punonjësit e tillë ndihmojnë në promovimin e kulturës profesionale si dhe të krijojnë reputacion të mirë si për veten ashtu edhe për kompaninë.

Etikë të fortë pune

Është e lehtë të kuptohet pse punëdhënësit i vlerësojnë punonjësit punëtorë. Njerëzit që punojnë shumë tregojnë se kujdesen për punën e tyre dhe kompaninë për të cilën punojnë. Punonjësit punëtorë i konsiderojnë shefat, kolegët dhe klientët e tyre. Ata paraqiten në punë herët dhe do të qëndrojnë vonë nëse ka nevojë. E marrin seriozisht punën e tyre dhe përfundojnë çdo detyrë në mënyrën më të mirë të aftësisë së tyre. Punonjësit e zellshëm bëjnë më shumë se çfarë është e nevojshme, sepse të tillë janë ata. Kur të tjerët punojnë më pak, ata punojnë më shumë dhe punëdhënësit e vlerësojnë këtë.

Komunikim

Punëdhënësit i kërkojnë punonjësit që kanë aftësi të mira komunikimi. Të jenë në gjendje t’i komunikojnë idetë e tyre, po aq mirë sa ta kenë të zhvilluar edhe dëgjimin aktiv. Kjo i bën që puna të kryhet më shpejt dhe më me efikasitet. Kjo nuk do të thotë vetëm të dinë të flasin mirë, por edhe kanë aftësi të mira në të shkruar, ose kanë qasje të mirë në forma të tjera të komunikimit. Duke qenë kështu ata janë në gjendje që t’i zgjidhin problemet në mënyrë të lehtë.

Fleksibilitet

Punonjësit fleksibil punojnë në mënyrë më efikase me konsumatorët dhe klientët. Fleksibiliteti e ndihmon kompaninë, aq shumë sa çdo punonjës që e ka këtë aftësi vlerësohet jashtëzakonisht shumë. Fleskibilitet do të thotë edhe të punosh jashtë “përshkrimit të punës”. Nëse një koleg nuk ndihet mirë, mund t’i menaxhoni edhe përgjegjësitë e tij në të mirë të kompanisë.

I orientuar drejt grupit

Në kompanitë e sotme, puna ekipore është themelore për bizneset. Madje, edhe ato pozita që punojnë gjatë gjithë kohës vetëm duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me kolegët. Nëse e keni mendësinë e punës në grupe, kjo ju tregon që jeni duke punuar për qëllime më të larta dhe i vlerësoni të mirat e bashkësisë në atë kompani.

Aftësi teknike

Të qenit teknikisht të aftë mund t’ju bëjë një perspektivë më të mirë për një punë, për shkak të asaj që dini tashmë për një pozitë ose industri. Punëdhënësit i vlerësojnë njerëzit teknikisht kompetentë, sepse i kanë mësuar tashmë shumë ose të gjitha aftësitë që do iu duhen për të qenë të suksesshëm në atë pozitë.

I përcaktuar

Të qenit i përcaktuar shkon përtej vlerësimit të pozitës mjaftueshëm për të punuar shumë. Këta njerëz bëjnë gjithçka për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të përcaktuarit do të thotë që e keni një qëllim rreth asaj që po bëni dhe dëshironi që të keni progres në atë kompani. Punëdhënësit i zgjedhin këta punonjës, sepse ata kanë një mendje të atillë, për të punuar çfarë është e nevojshme, madje edhe në kohët sfiduese.

Të etur për të mësuar më shumë

Dëshira për të mësuar më shumë është një tipar i vlefshëm, sepse tregon se ju përpiqeni për përsosmëri dhe dëshironi të ecni lart brenda një kompanie. Ndërsa disa punonjës bëjnë atë që kërkohet për të fituar një rrogë, punonjësit e etur kërkojnë të mësojnë aftësi të reja dhe të ruajnë njohuri për pozicione të ndryshme. Punonjësit e etur janë më të lehtë për t’u mësuar dhe për këtë arsye mund të arrijnë pozicione drejtuese më shpejt sesa të tjerët. Ajo që punëdhënësit i kënaqë më shumë te punonjësit e etur, është pranueshmëria e tyre ndaj informacionit të ri dhe nxitja për të dëgjuar dhe mësuar.

Besnikëria

Besnikëria është njëra ndër cilësitë që një punëdhënës e do më së shumti, sepse këta punonjës duan që të qëndrojnë në një kompani për periudha të gjata. Kompanitë që kanë vazhdimisht “hyrje dalje” të punonjësve, shpenzojnë shumë kohë dhe para për t’i plotësuar ato zbrazëti. Prandaj, punëdhënësit nuk duan ta përjetojnë këtë.

Zgjidhja e problemeve

Aftësia për ta analizuar problemin dhe për të gjetur shpejt zgjidhje, është gjëja më e kërkuar në kompanitë dinamike. Një punonjës që është në gjendje që në baza ditore t’i zgjidhë problemet, do të thotë kursim i kohës për menaxherët. Kjo do të thotë që ata do të jenë më të vlerësuar dhe do t’u besohet opinioneve të tyre.

Pavarësia

Njerëzit e pavarur mund të lihen vetëm, për t’i përfunduar disa detyra dhe të besohen plotësisht nga menaxhmenti. Edhe pse puna ekipore është shumë e vlerësuar, nganjëherë kërkohet që puna të bëhet edhe vetëm, pa pasur nevojë për ndihmën e të tjerëve për ta përfunduar.

Ambicia

Të qenit ambicioz i tregon punëdhënësit që do të bëni gjithçka rreth punës, vetëm për ta marrë atë punë. Ju ndani kohë shtesë për të mësuar procese të reja dhe për të zotëruar aftësi të reja dhe keni një vizion për të ardhmen që përfshin pozicione me pagesë më të lartë dhe më shumë përgjegjësi. Përveç synimeve për të ardhmen, të qenit ambicioz lidhet edhe me pozicionin tuaj aktual. Kur fillon një projekt apo detyrë e re, ju i vendosni vetes një qëllim që ju shtyn drejt suksesit. Njerëzit ambiciozë pëlqejnë të kryejnë detyra dhe të punojnë sa më shpejt dhe me efektivitet sa të munden për të dhënë rezultate të shkëlqyera.

Përgjegjësi

Përgjegjësia është faktori themelor për suksesin e punonjësve dhe punëdhënësit dhe rekruterët përpiqen që të gjejnë punonjës që u besojnë. Si persona me këtë cilësi shfaqeni në kohë, i plotësoni detyrat ashtu siç ju është kërkuar dhe komunikoni me menaxherët, për probleme të që mund të jenë shfaqur. Nëse i merrni detyrat me seriozitet dhe në kohë, atëherë kjo do të thotë që çdo problem me të cilin mund të përballeni gjatë kohës mund ta zgjidhni më me lehtësi.

Të orientuar drejt qëllimit

Të gjithë njerëzit kanë qëllime, por dallimi i disave prej disa të tjerëve është që ata punojnë seriozisht dhe janë të përqendruar në plotësimin e qëllimeve. Vendet e punës i duan këta punonjës, sepse ata punojnë për ta arritur këtë qëllim dhe nuk kënaqen me atë që e kanë.

Vetëbesim

Vetëbesimi tregon që keni besim në njohuritë dhe aftësitë tuaja. Këta njerëz e kuptojnë se ata mund të mbështeten në grupin e tyre të aftësive. Përveç kësaj, ata mund të ndikojnë fuqishëm te punonjësit tjerë dhe në gjithë vendin e punës.

Adaptueshmëria

Të qenit fleksibël fokusohet më shumë në ndryshimet dhe nevojat afatshkurtra nga një kompani, ndërsa përshtatshmëria fokusohet më shumë në ndryshimet afatgjata që mund të ndikojnë ndjeshëm në një vend pune. Një shembull fleksibiliteti mund të nënkuptojë të punosh disa orë shtesë, ose të marrësh përsipër përgjegjësitë e një punonjësi të sëmurë, ndërkohë që ai mungon. Një shembull i përshtatshmërisë mund të nënkuptojë heqjen e pozicionit tuaj nga kompania dhe aftësinë për t’u përshtatur me një pozicion krejt të ri.

I besueshëm

Punonjësit e besueshëm shfaqen për të punuar në kohë dhe prodhojnë përpjekje të vazhdueshme në të gjithë punën që bëjnë. Punëdhënësit e kërkojnë këtë tipar, sepse ndihmon të jenë në gjendje të varen nga një punonjës dhe të jenë të sigurt se do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat që ia kanë dhënë. Kur një punëdhënës ka një projekt ose punë që duhet të përfundojë në një kohë specifike dhe sipas standardeve të veçanta, këto detyra i jepen një punonjësi të besueshëm. Punonjësit e besueshëm tregojnë vazhdimisht aftësitë e tyre, të cilat mund të çojnë në ngritje dhe promovime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Story i radhës

Arrestohet një i dyshuar për të shtënat në SHBA

Të fundit nga