Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

“17 policë e çetnikë më dhunuan, më thanë nesër prapë …”, zbulohet dëshmia e parë e Vasfijes dhënë UÇK-së, ditën kur u dhunua – Gazeta.mk

“17 policë e çetnikë më dhunuan, më thanë nesër prapë …”, zbulohet dëshmia e parë e Vasfijes dhënë UÇK-së, ditën kur u dhunua

min lexim

Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj.

Vasfije Krasniqi, atëbotë 16 vjeçare po rrinte me familjen e saj në Stanoc kur policë e paramilitarë u futen në shtëpi dhe me dhunë morën atë për ta dërguar drejt Milloshevës.

Në një shtëpi të braktisur të këtij fshati të banuar kryesisht me serbë, 17 paramilitarë e futën 16 vjeçaren dhe e dhunuan deri në alivanosje. Me pas çmenduria serbe mbi vajzën e mitur dhe të pambrojtur, vazhdoi edhe në fshatin Babimoc.

Në gjendje të rënduar fizike dhe psikike, ata që e dhunuan e sollën Vasfijen në udhëkryqin afër shtëpisë e hodhën nga vetura me porosinë “nesër vijmë prapë dhe të marrim”.

Nga frika se situata mund të përsëritet dhe e tronditur nga ajo çka kishte përjetuar, Vasfije Krasniqi shkon drejt në shtabin e UÇK-së dhe e lajmëron rastin.

Media ka siguruar dëshminë e Vasfije Krasniqit, dhënë Komandant Kompanie, Osman Musliut.

Raporti i Musliut, shkuar në bazë të dëshmisë që ka dhënë Vasfija në shtabin e UCK-së me datën 16 prill 1999, ka 7 rreshta:

14.04.1999, Vasfije Shaip Krasniqi nga Stanoci i Ulët

Policia Serbe hynë në shtëpinë e Shaip Krasniqit ku me dhunë morën vajzën e tij Vasfijen 16 vjeçare rreth 19:45 e quan në drejtim të Milloshevës e pastaj në Babimost. Policia e kanë dhunuar. 17 policë e çetnik deri në alivanosje pastaj ka pësuar trauma psikike. Vajzën e sollën në udhëkryqin afër shtëpisë te varrezat e Stanocit i kanë than nesër vimi prapë e të marrim.

Image

Dëshmia e parë e Vasfije Krasniqit dhënë UÇK-së
Story i mëparshëm

Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti

Story i radhës

MASH: Nota mesatare 3,25 në provimin e maturës shtetërore, do ketë masa më të rrepta kundër kopjimit

Të fundit nga