​15 të vdekur nga rënia e autobusit në humnerë

1 minut lexim

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën sot kur një autobus me 29 pasagjerë ra në një humnerë në shtetin verior të Indisë Utarakand, njoftuan autoritetet lokale.

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar, deri më tani kemi arritur të shpëtojmë shtatë persona. Ngjarja ka ndodhur pranë Damta në rrethin Utarakashi. Autobusi po shkonte për në Jamunotrija, në të ishin 29 pasagjerë”, shtuan zyrtarët e policisë.

Ministri i Policisë së Utarakanda, Amit Shah tha se të plagosurit po transferohen në spitalet më të afërta.

“Në vendin e aksidentit po vjen edhe një njësi speciale për reagim ndaj fatkeqësive”, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Serbia fare nuk është e intresuar për të arritë paqen me Kosovën

Story i radhës

“Ka një vit thoni se është shtatzënë!” Egli Tako reagon për herë të parë, e lodhur, për aludimet se është në pritje të ëmbël

Të fundit nga