Serbia fare nuk është e intresuar për të arritë paqen me Kosovën

Pas dhënies së betimit për president të Serbisë, në Parlamentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, betohet se Kosovën do ta mbajë nën sovranitetin e shtetit serb.

Me këtë dëshmojë për të satin herë, se nuk është fare i interesuar për arritjen e një Marrēveshje paqësore me shqiptarët e Kosovës edhe pse Elita politike e popullit të Kosovës shpresonte në një marrëveshje paqeje me Serbinë.

Serbia, kurrë nuk do ta njeh Kosovën nëqoftëse nuk do të arrinte të formonte një republikë serbe në Kosovë e modelit të republikës serbe të Bosnjës e cila e ka paralizuar funksionimin normal të shtetit të BH, në gjithë territorinë e saj dhe kohëve të fundit këmbēngulë haptas t’i shkëputej Bosnjës për t’iu bashkuar shtetit amë Serbisë gjenocidale.

Ky mbetët qëllimi i vetëm i politikës hegjemoniste serbe kundër Kosovës .

Ata që i kanë përcjellur në vazhdimësi prononcimet e Alexander Vuqiq  në takimet me Kryeministrin Kurti dhe të tjerët në Bruksel, Vuҫiq, në të gjitha prononcimet e tij lidhur me arritjen e një marrëveshje eventuale paqësore me Kosovën e ka përmendur kompromisin, e kompromis për Vuҫiqin nënkupton më së paku një autonomi territoriale politike për serbët e Kosovës e cila në esencë do ta zhbënte shtetin e Kosovës …

Kosova e ka shumë të vështirë për të arritur atje ku pretendon dhe e meriton, përderisa Serbia,  gëzon përkrahjen e regjimit aktual të Shqipërisë, i cili në vend që ta ndëshkojë Serbinë për gjenocid kundër shqipëtarëve të Kosovës në luftën e findit, përkundrazi për çdo ditë i thellon marrëdhëniet miqësore me shtetin serb dhe presidentin aktual të këtij shteti Alexander Vuҫiq.

Mirëpo, edhe pse ne nuk duam ta pranojmë nuk është edhe aq për tu quditur pse qeveria Edi Rama, është hyrë në miqësi aq të ngushtë me një shtet historikisht antishqiptarë siҫ është Serbia, sepse historikisht pushtetin në Shqipëri politikanët shqiptarë e kanë mbajtur me përkrahjen e qeverive serbe antishqiptare, duke filluar nga Ahmet Zogu, të cilin e ndihmoi Pashiqi, ta fitonte luftën kundër qeverisë Demokratike të Bajram Currit dhe Fan Stelio Nolit, Enver Hoxhën e ndihmuan Totistët të vinte në pushtet dhe Qeverisë Rama duket t’ia zgjatë jetën miqësia me qeverinë serbe të Alexander Vuҫiq, edhe pse kjo qeveri botërisht e mohon ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Logjikisht: përderisa nuk merr fund një eksperiencë e raporteve kaq negative antishqiptare Shqipëri – Serbi, Kosova , e ka shumë të vështirë  të gëzojë përkrahjen e sinqertë të BE-së, dhe disa shtetëve tjera tradicionalisht mike të shtetit të Serbisë…

Shumë shtete mike të Kosovës e thonë : pse Shqipëria nuk kërkon në Kombet e Bashkuara ndëshkimin e Serbisë për krimin e gjenocidit kundër popullit shqiptarë të Kosovës në luftën e fundit?…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan zotohet të kthejë 1 milion refugjatë sirianë

Story i radhës

​15 të vdekur nga rënia e autobusit në humnerë

Të fundit nga