“15 mijë operacione”, mjeku Petrela tregon momentet e vështira

July 12, 2022
1 minut lexim

15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar gjatë rrugëtimit në profesionin e tij.

Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?

Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.

Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?

Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.

Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?

Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?

Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?

Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Personat më ziliqarë u përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit

Story i radhës

Kërkohet të gjobiten furrtarët që shtrenjtuan bukën

Të fundit nga

ShkoLartë