148 shoferë të dënuar në Shkup, 39 për vozitje të shpejtë

March 22, 2022
1 minut lexim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (21.03.2022) ka vijuar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, nga të cilat 39 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Nëntë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, gjashtë sanksione për mosrespektim të të drejtës së kalimit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 41 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet autori i pesë vjedhjeve në Durrës

Story i radhës

Vërshojnë ofertat drejtë Paulo Dybalas

Të fundit nga

ShkoLartë