Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se se në 3 ditët e fundit nga data 03 qershor deri më 05 qershor 2022, janë kryer 2.257 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 135 raste të reja.
Nga numri total i pozitivëve (135), janë regjistruar 25 riinfeksione.
Ndërsa 164 persona janë shëruar.
Gjatë 3 ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë person i vdekur.
Sipas Regjistrit të vdekjeve me Diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.060.554 testime për Covid-19.