13 vjecari sulmon me thike mesuesen ne nje shkolle ne rome donte ta transmetonte live 6aad969243cdc

13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live

September 18, 2026
1 minut lexim

Një sulm u regjistrua të premten në mëngjes në një shkollë në Romë. Një nxënës 13-vjeçar sulmoi mësuesen e tij, duke e spërkatur fillimisht në fytyrë me sprej dhe më pas duke e plagosur me thikë.

Sipas informacioneve fillestare, i mituri u përpoq të filmonte sulmin në telefon dhe të futej live në Telegram, por një nga shokët e tij të klasës arriti ta ndalonte.

Telefoni u konfiskua nga policia, me qëllim që të ekzaminohej dhe të përcaktohej se çfarë ndodhi saktësisht dhe nëse sulmi ishte regjistruar apo transmetuar.

Studenti u dërgua në stacionin e policisë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të incidentit janë duke vazhduar.

Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Italisë, Giuseppe Valditara kontaktoi drejtoreshën e shkollës, Wanda Giacomini.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe sonte proteste ne prishtine kunder vendimit te speciales per drejtuesit e uck se 6aad95b878a5f
Lajmi i mëparshëm

​Edhe sonte protestë në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales për drejtuesit e UÇK-së

pavaresisht pasurise marramendese benny blanco tregon si jetojne ai dhe selena gomez 6aad975d30c6b
Lajmi i radhës

Pavarësisht pasurisë marramendëse, Benny Blanco tregon si jetojnë ai dhe Selena Gomez

Të fundit nga

ShkoLartë