Një i mitur është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në rrugën “Imri Neziri” në Ferizaj. Telegrafi mëson se viktima është i moshës rreth 13-vjeçare dhe dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Telegrafin se rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje’, por hetimet po vazhdojnë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Imri Neziri” rreth orës 16:46.