Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat 29 për tejkalim të shpejtësisë , nëntë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 25 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.
Sipas MPB-së janë shqiptuar tri masa për ngasje të makinës pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në të kuqe, tri masa për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.