12 te vrare nga sulmet ruse ne zaporizhzhia mes tyre tre femije 6aca2710b0b88

​12 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia, mes tyre tre fëmijë

October 10, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije që të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në rajonin e Zaporizhzhias. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë.

Në këto sulme janë plagosur 14 persona.

Zelensky ka thënë se 13 rajone ukrainase u vunë në shënjestër të sulmeve gjatë natës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi, infrastrukturë dhe objekte hekurudhore.

Një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës ruse, me synimin për të ulur çmimet e karburanteve, raportoi Reuters. Zelensky e kritikoi këtë vendim, duke paralajmëruar se lehtësimi i sanksioneve ndaj Moskës mund të ndihmojë në financimin e luftës kundër Ukrainës.

“Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se Rusia e interpreton lehtësimin e presionit si mundësi për të vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Ndërkohë, sipas raportimeve, më shumë se 60 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë gjatë katër ditëve të fundit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha deputetet e ps se ne rreshtore u shantazhuan dhe u poshteruan nga padrinoja per te votuar kunder qytetareve 6aca26afd3ab9
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Deputetët e PS-së në rreshtore, u shantazhuan dhe u poshtëruan nga “Padrinoja” për të votuar kundër qytetarëve!

ciftet e famshme qe u ndane dhe me pas u rikthyen bashke 6aca27dc227bc
Lajmi i radhës

Çiftet e famshme që u ndanë dhe më pas u rikthyen bashkë

Të fundit nga

ShkoLartë