Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Kanalin Anglez mëngjesin e sotëm, tha ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
“Ishte një përmbysje e tmerrshme në Pas-de-Calais, pranë Wimereux.
Numri i përkohshëm është i 12-të të vdekur, dy të zhdukur dhe disa të plagosur,” shkruan Darmanin në X.
Ai shton se shërbimet e urgjencës po punojnë për gjetjen e të zhdukurve dhe për t’u kujdesur për viktimat.
Burimi: botasot.info