110 vjetori – Hasan Prishtina,homazhe para shtatores së Isa Boletinit në sheshin Saraj

1 minut lexim

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ‘110 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë’, sot sekretari i Komunes z.Sefi Shabani bashkë me drejtorin e ITSHKSH-së z. Skender Hasani, pasardhësit e Hasan Prishtinës – z.Mehmet Prishtina, Isa Boletinit – z.Gazmend Boletini u bënë homazhe para shtatores së Isa Boletinit në sheshin Saraj.

Në këtë event prezent ishin edhe Drejtori i Agjencisë per zbatimin e gjuhëve z.Ylber Sela bashkë me Sabri Kadriu i familjes së Idriz Seferit , Luan Zyka përfaqësues i komunitetit shqipëtar të Selanikut,
Zv.Drejtori Izmit Nura i mërgatës shqiptare, Ismet Krosi – Drejtor i Institutit Josif Bageri.
Kështu duke shënuar 12 gushtin – 110 vjetorin e ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit, Komuna e Sarajit do të përkrah gjithmonë evente të këtilla që për qëllim kanë përkujtimin e figurave të heronjëve tanë kombëtarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia kërkon ndihmë për kapjen e 23-vjeçarit nga Deçani

Story i radhës

Nexhipi: E pabesueshme, Ballkani im kundër Shkupit tim për të hyrë në fazën e grupeve

Të fundit nga