11-vjeçarja ka lyer trupin me gjak dhe u shtir si e vdekur për t’i mbijetuar sulmit në Teksas

May 26, 2022
1 minut lexim

Kur një nxënëse 11-vjeçare në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, pa shoqen e saj të qëllohej për vdekje para saj brenda klasës së katërt të martën, ajo ka lyrë trupin me gjakun e saj për ta bindur të armatosurin se edhe ajo kishte vdekur.

“Kunata ime tha se ajo pa shoqen e saj plot gjak, dhe mori gjakun dhe e vuri mbi trupin e saj”, tha Blanca Rivera për mbesën e saj, Miah Cerrillo.

Siç raportohet, para se ajo të shtirej si e vdekur, vajza e zgjuar arriti ta rrëmbejë telefonin e mësueses së saj të vdekur dhe ta telefonojë emergjencën për ndihmë.

Miah i mbijetoi një prej të shtënave masive më të këqija në shkollë në historinë e SHBA-së, por familja e saj thotë se situata e ka lënë të traumatizuar.

Ndryshe, sulmi i së martës në shkollën fillore të Teksasit ka lënë të vdekur 21 persona, në mesin e tyre, 19 nxënës dhe dy mësuese.

Personi që kreu sulmin, Salvador Ramos, 18-vjeçar, mbeti gjithashtu i vdekur pasi u qëllua nga policia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Story i radhës

Tahir Batatina: Për kupa kam lindur dhe me kupa do ta mbylli karrierën

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë