Tahir Batatina: Për kupa kam lindur dhe me kupa do ta mbylli karrierën

Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.

Pas këtij triumfi, trajneri Tahir Batatina tha se ka lindur për Kupa dhe se me to do e mbyllë karrierën.

“Ju bëj lutje të gjithëve mos mu përzieni në profesion. Për kupa kam lindur dhe me kupa do ta mbylli karrierën. 4 i rendita pres ende tjera”, shkroi trajneri i Llapit.

Ndryshe, Batatina sonte u bë trajneri i parë në histori që e fitoi trofeun e Kupës për herë të dytë radhazi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

11-vjeçarja ka lyer trupin me gjak dhe u shtir si e vdekur për t’i mbijetuar sulmit në Teksas

Story i radhës

Shpallet fajtore për vrasjen e bashkëshortit autorja e “Si të vrasësh burrin tënd”

Të fundit nga