11 viktima nga i nxehti ekstrem ne europe 6a16d5a52aaf0

11 viktima nga i nxehti ekstrem në Europë

May 27, 2026
min lexim

Që nga e shtuna, të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Francë dhe Britaninë e Madhe për shkak të valës së paprecedentë të të nxehtit që ka ngërthyer Europën, ndërsa temperaturat kanë thyer rekordet historike të muajit maj në disa shtete. Kontinenti po përjeton temperatura që zakonisht regjistrohen në korrik dhe jo në fund të pranverës, ndërkohë që ekspertët që e lidhin drejtpërdrejt situatën me ndryshimet klimatike.



Temperaturat në Britaninë e Madhe arrijnë në 35 gradë Celcius, regjistrohen 4 viktima

Britania po përjeton temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin maj. Në Londër fillimisht u regjistruan 34.8 gradë Celsius, rekord absolut për këtë periudhë, por një ditë më pas temperatura arriti në 35.1 gradë. Temperaturat normale të majit në këtë vend janë 15 gradë, pra rritja ka qenë e dyfishtë.

Autoritetet atje e cilësuan situatën si “të paprecedentë për këtë periudhë të vitit” dhe thanë se rekordet po shtohen për shkak të ngrohjes globale. Katër persona humbën jetën pasi hynë në ujë për t’u freskuar, ndërsa autoritetet britanike lëshuan alarm shëndetësor për të moshuarit dhe personat me probleme kronike. Në Londër, qytetarët u dyndën drejt pishinave publike, ndërsa mungesa e kondicionerëve në trena dhe metro e bëri transportin publik mbytës për shumë britanikë.

7 persona humbin jetën si pasojë e motit të nxehtë në Francë

Edhe Franca po përballet me temperatura rekord për muajin maj. Në disa zona të perëndimit të vendit temperaturat kanë qenë deri në 13 gradë mbi normalen sezonale. “Meteo France” e përshkroi valën e të nxehtit si “historike, të pazakontë dhe të jashtëzakonshme për muajin maj”.

Shtatë persona kanë humbur jetën në vend në incidente të lidhura me vapën, pesë prej tyre pasi hynë në ujë për t’u freskuar. Në Paris, temperaturat kanë arritur në 35 gradë, duke vështirësuar edhe zhvillimin e turneut Roland Garros, ku lojtarët dhe spektatorët po kërkojnë freskim me spërkatës uji.

Termometri arrin në 37 gradë në Spanjë

Në Spanjë, temperaturat kanë arritur nivele tipike të korrikut. Në Sevilje termometri ka shkuar deri në 37 gradë, ndërsa në ditët në vijim pritet të prekë edhe 40 gradë në disa zona të jugperëndimit. Në Madrid dhe qytete të tjera, rrugët dhe lokalet në ambiente të hapura janë boshatisur për shkak të vapës së fortë.

“Duket sikur jemi në mes të korrikut”, tha një banore e Madridit, ndërsa shumë spanjollë po flasin për ndryshimet klimatike që po ndryshojnë plotësisht motin tradicional të pranverës.

Temperaturat në Itali rriten me 5 gradë mbi normalen

Në Itali, alarmi maksimal për vapën është shpallur në disa qytete. Torino pritet të arrijë 33 gradë, Roma dhe Bolonja 31, ndërsa Firence 30 gradë. Temperaturat janë rreth 5 gradë mbi normalen për fundin e majit, por Italia mbetet më pak e goditur krahasuar me pjesën tjetër të Europës Perëndimore. Meteorologët paralajmërojnë se edhe reshjet e parashikuara në disa zona nuk do ta ulin ndjeshëm vapën.

Europa në alarm

Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit po shkaktohet nga një masë ajri shumë të nxehtë që ngrihet nga Afrika e Veriut, kalon Mesdheun dhe mbulon një pjesë të madhe të Europës. Nga Gadishulli Iberik deri në Greqi dhe Holandë, “flluska” e nxehtësisë konsiderohet e pazakontë jo vetëm për temperaturat, por edhe për shtrirjen e saj.

“Fenomenet e tilla janë më tipike për muajin korrik. Valë të tilla të nxehti do të përsëriten gjithnjë e më shpesh. Ndryshimet klimatike tashmë janë një sinjal i përhershëm”, tha meteorologu Carlo Cacciamani.

Ndërkohë, Barcelona Institute for Global Health publikoi më 8 maj në revistën “Nature Health” të dhënat për vdekjet nga i nxehti në 32 vende europiane. Sipas studimit, mes viteve 2022 dhe 2024, rreth 180 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të vapës ekstreme. Edhe pse numri mbetet më i ulët se viktimat nga i ftohti, studiuesit paralajmërojnë se diferenca mes tyre po ngushtohet gjithnjë e më shumë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen uron besimtaret myslimane per kurban bajramin 6a16c3b06aa8a
Lajmi i mëparshëm

VLEN uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

nje plumb qorr shpon tavanin e nje veture audi ne recice te vogel te tetoves 6a16dfd5437d2
Lajmi i radhës

Një plumb qorr shpon tavanin e një veture „Audi“ në Reçicë të Vogël të Tetovës

Të fundit nga

VLEN uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Koalicioni politik VLEN ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëqenieje familjare. “Në këtë ditë të bekuar të Kurban Bajramit,

Izraeli vret kreun e ri të Hamas

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e degës ushtarake të Hamasit, Muhamed Odeh, në një sulm në Gaza, të martën, disa ditë pasi edhe paraardhësi i tij humbi jetën në një sulm

Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid – spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan sot nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor. Të enjten spërkatja
ShkoLartë