11 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID, ende katër pacientë në spital.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit
ADVERTISING
23 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
by Taboola
Sponsored Links
You May Like
The Cost For Unsold Tires Might Surprise YouLow Cost Tires I Search ADSearch Now
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
9 në Tiranë, 2 në Fier.
Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 23 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 2,007,075
Raste pozitive 332,179
Raste të shëruara 328,400
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 154
Fier 10
Gjirokastër 8
Elbasan 4
Vlorë 1
Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 2
Shkodër 2