Goli i dytë radhazi, Taulant Seferi shënon

Taulant Seferi ka shënuar sërish në Ukrainë.

Sulmuesi i Vorskla Poltava realizoi gol në humbjen 3-2 në fushën e Shakhtar Donetsk. Ishte minuta e 62’ kur ish-sulmuesi i Tiranës, përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase dhe shkurtoi rezultatin në 2-1.

Dy ekipet realizuan edhe nga një tjetër gol në minutat e mbetura dhe sfida u mbyll 3-2 për Shakhtarin. Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për 26-vjeçarin nga Kumanova dhe i katërti në total për Vorsklan.

Me këtë skuadër luajnë edhe Ardit Toli dhe Ennur Totre. Dy ish-lojtarët e Tiranës, e nisën ndeshjen nga stoli. Toli u fut në fushë në minutën e parafundit, ndërkohë që nuk pati aspak minutazh për Totren,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Siguruam mbështetje direkte për komunat prej 50 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës ujore

Story i radhës

11 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID, ende katër pacientë në spital

Të fundit nga