11 Marsi 1981 ishte guximi i rinisë studentore 

March 11, 2022
min lexim

Përjetimet studentore më rastin e përvjetorit të Pranëverës 81. Respekt për studentët guximtarë.

Ngjarjet në Ukrainë më shtyrën të mëndoj më thell për Pranëveren studentore të vitit 1981 guximin e tyre kunder dhunës diktatoriale sllavo-komuniste.

Viti 1981 ishte fillimi i ndryshimeve të mëdha. Më 11 Mars 1981 rinia studentore muar guximin të veproj për një  Kosovë të barbarat në Federaten Jugosllave.

Për ngjarjë  madhore është e nëvojshme të tregohet dhe shkruhet vetem ajo që ka ndodhur pa emocione dhe  ngjyrime palitikeë. 11 Marsi është vepre e studentve patriot që menduan ndryshe nga politikaj. Aresyja e protestës ishte keq menagjimi i strukturave të QS. 

Tek studentve të përditëshme ishin bisedat për kushte jo të mira në QS  por edhe në popull verehej një mosknaqësia ndaj kushteve të veshtira ekonomike dhe politike.

Bisedat e studentve në konvikte ishin së çfar veprimi do ti dëtyron strukturat e QS për përmisimin e kushteve. Por kur ne një grup shokesh vendosem më vepru, caktuam kohën për veprim atëhere menduam se nga studentet do të injorohem nuk do të kemi përkrahjë ose do të konfortohen më ne. Nga friga e dështimit, e mos konfortimin por edhe veprimi të duket jo politikë zgjodhem slloganin„kushte, kushte“ më përkufizim të gjër, që nuk kishte karakter politik dhe do të pranohej nga të gjithë.  Ne e kemi ditur se për kërkësa politike do të ndëshkohemi por ne menduam se demonstrimi nuk kishte karakter politik.

Kush ishin organizatoret

Ishim student të Univerzitetit të Prishtinës që banonin në QS që donin kushte më të mira. Nuk vinin nga politika ose nga familjët e politikajve. Është e pa drejtë të themi së dëshironin të bëhëshin  politikaj ose më dhunë ta merrinin pushtetin. E drejtë është së pas protestës politika u muar më protestat dhe student protestus. 

Para protestës nuk kemi biseduar se çka do të ndodh pas protestës. Mendonim se protesta do ti mobilizon strukturat e QS që të bisedoj më ne për zgjidhën e vështërsive tona dhe jeta do të vazhdoj normal. Kërkesa dum kushte më të mira nuk ishte politike, por politika serbo-sllave e etiketoj politike kontrarevulucionare, armiqësore, seperatiste e cfardo emertimi tjeter.

Apeli i protëstës

Protesta e mbramjës së 11 Marsit ishte vërejtje për struktura udhëheqëse të QS për politikë jo të mirë dhe lutjë për të ndërmarr diçka në përmisimin e mirëqenjesë së sudentve. Kur protësta mur përmasa popullore atëhere u bë thirrjë dhe moment i mirë për politikaj Kosovar për përmisimin e gjendjës së rënd ekonomike dhe politike dhe momentum për të kërkuar ngritjën e statusit të Kosovës në Federatën Jugosllave. Por pse nuk u përdor momenti në kohën e duhur ishte vetëvrasjë e tyre politike.

Nuk ju falet politikajve dhe disa intelektualve shqiptar që pa argumente ofendonin  dhe etiketonin studentët kurse epitetin kontrarevulucionar të demostratave e pranun më lehtësi nga sllavokomunistet Jugosllav. Ata në forumet Fedrative u bën palë më sllvo komunistat sërb që ishin të mbushur mllef antishqiptar.

Nuk ishte e drejtë kur thuhej se ato nuk kan pasur organizim dhe organizator, ose ato i organizoj Sigurimi Jugosllav, KGB Ruse, Sigurimi i shtetit Shqiptar, ilegalja ose ishte një incident rasti në Menzë të studentve për shkak të ushqimit jo të mirë.

Koha paraprotestës

Qe nga fundi i viteve 70 vërehej mosknaqësi e përgjithëshme për gjendjën e rënd ekonomike dhe politike të popullit shqiptar në Kosovë. Premtimi për barazi më popujt tjer në Federaten Jugosllave nuk realizohej. Kushtetuten e vitit 1974 ishte e mirë por duhej  plotsu sepse nuk mjaftonte më zhvillim të hovshem të rinis Kosovare. Statusi i Kosovës duhej ngritur në Republikë në Federatën Jugosllave sepse nuk i plotsonte nëvojat e vendit. 

Politikaj Kosovar prej kohe ishin bër palë më sllavokomunistet dhe ishin në kundërshtim më kërkesat e popullit. Burgosjet dhe dënimet e njërzve të pafajshem pa argumente kinse grup ilegale në Kosovë ishin shpeshta. Nuk prejashtohet se sigurimi shtëtror organizonte grupe të tilla ose kishte fut njërzit e vet në ato grupe. Ilegalja vepronte në shtetët prendimore por nuk kishin përkrhje në popull sepse demaskohej nga politikajt më propagandë se janë dorë e zgjatur e sigurimit ose përqarjet në vet grupimin nga ideologjit e ndryshme pa komponenet demokratike.

Intelektualet në Kosovë promovus të patriotizmit

Pas plenumit të Brijoneve 1966 filloj një liri më e madhe për popuj e shtypur, kjo frymë liberale u verejt edhe në Kosovë. Në kët kohë inelektualet e pa varur, disa politikaj liberal, Akademia, Univerziteti dhe shtypi  kishin marr timonin e gardianve patriotik. Shkrimet dhe idet e tyre çmoheshin dhe shtjelloheshin tek rinia studentore. Pas organizimit të 100 vjetori i Lidhjës së Prizerenit më të madhe elita inelektuale shqiptare përmes mjeteve të informimit, shtypit dhe literaturës punonin në ngritjën e vetëdijës kombëtare dhe jepnin sinjale që do të kët ndryshim. Edhe në politikën Kosovare kishte freski më politikaj te ri liberal. Prishtina ishte bër qytet i rinis studentore nga Kosova dhe trojet shqiptare. Të gjitha keto ishin domëthënse për një rilindjë patriotike legale. 

A kishin organizim demostrat e 11 Marsit

Më fillimin e vitit 1981 kisha një ndjenjë se do të kët ndryshime. Vërehej një gjallëri liberale tek rinia studentore. Tek rinia studentore verehej guximi i të shprehurit lirshem kundër padrejtësive. Mendohej se viti 1984 do të jetë vit i ndryshimeve të medha duke u bazuar në botimin e librit 1984 i Georg Orwell. Libri blehej dhe lxohej nga rinia studentore. Bota demokratike prendimore ishte bër sinonim për lirin e popujve të shtypur. Ne SHBA ardhja e Presidentit Ronald Regan nga bota e filmit si dhe në Vatikan ardhja e Papsit liberal e Vojtillës u rriten shpresat se duhej punuar më shumë për liri dhe demokraci. Në Jugosllavi e vetmja ishte Kosova që duhej të kërkonte liri të barabart në Federaten Jugosllave.

Demostratat e 11 Marsit 1981 ishin një shkëndi në Kosovën e shtypur që e organizuan studentet pa ngjyrime politike thjesht për kushte dhe liri më të madhe në rrethin ku jetonin. 

Guximi  për veprim

Mosknaqësia e studentve ishte prezent por ideja për veprim ishte guximi i një grupi shokesh.Ne shokët, Unë autor i këtij shkrimi (Student i Fakultetit të Mjekësisë)Januz Januzaj dhe Zymer Kuqaj (student të Fakultetit Juridik) shpesh bisedonim së çfar veprimi do ti dëtyron strukturat e QS për përmisimin e kushteve në Menzë dhe konvikte por që veprimi mos të kët karakter politik. Pra duhej veprim siq thot populli të pjeket gjingji por të ruhet helli. Mendime kishte shumë por më në fund u pajtum së mbyllja e dyerve të menzësë në kohë darke ishte veprimi më i mirë jo politikë për ti detyruar strukturat e QS për të biseduar më ne për përmisimin e kushteve në menëz dhe konvikte. Januzi na tregoj së për kët ide janë të pajtimit edhe Kadriu Kryeziu, Ramadani Gashi dhe Bedriu Deliu (student të Fakultetit Juridik ) më të cilet Januz Januzaj banonte sebashku në një dhomë në Konvikten nr. 3 katin e tretë. U dakorduam si të veprojmë por edhe të informojmë shok të besushem. Januzi na informoj së kishte kërkësa të shkrura për ti prezentuar para strukturave të QS.

Të vetmen frigë që kishim por edhe e biseduam ishte që mos të kemi konflikte më student që nuk përfillin iden ton për mbylljën e dyerve në kohë darkë. U dakorduam që në asnjë formë ti ikum konflikte së konflikti e humb arësyën eveprimit. 

E merkure 11 Mars 1981

Në mbramjë e 11 Marsit kur ne duhej vepru më mbylljën e dyrve të menzës kuptuam se janë lëshuar edhe tri vija të reja për marrjën e ushqimit. Ishte shok për ne, mënduam se projekti përfundoj, se ideja e jonë kishte rën në vesh të strukturave të QS. 

Atëhere kur menduam se ideja përfundoj, një veprim nga dëshprimi i pa qellimt i studentit Zymer Kuqaj më rrekullisjën e një tabaku më ushqim e ngalli protësten deri tek studenti i fundit në Menzë. Pra nga ideja e mbylljes se dyrve të menzës, rrekullisja e tabakut më ushqime në menzë ringjalli protësten atën mbramjë. 

Më demonstrimin e 11 Marsit por edhe në demonstrat e më vonshme më 26.Mars si dhe më 1 dhe 2 Prill  1981 u pa gadishmëria  dhe  guximi e rinisë studentore për një ndryshim në Kosovë.

Parullat e lansuara në protesta „Kushte,kushte,“Kosova Republik“,Jemi Shqiptar dhe jo Jugosllav“,Lironi shokt,““Trepça puno, Beogradi nderton“ ishin të kjarta dhe të realizushme.  

Demostratat  dhe parullat nuk preken intëresat e popujve tjerë në Kosovë dhe Jugosllavi.  Demonstrusit ishin dinjëtoze dhe treguan se kerkonim barazi  të plotë më popujt tjerë .

Më këto veprime të studentve u mund friga për demonstrim. Apeli i rinisë për ndryshime si dhe gjaku i derdhur e ndërroj pamjën e errt të vendite. Kosova pas Pranvëres 81 ishte ndryshe sepse sipërfaqi të metat e një regjimi antishqiptar para botës demokratike prendimore. U pa fetyra e veret shoveniste e sllavo-kumunistave ndaj popullit shqiptar në trojet e veta në Kosovë dhe Jugosllavi.

Populli e përkrahi sakrificen e rinis studentore, por u përgjak nga dhuna policore e shtetit Jugosllav vetem së kërkoj barazi më popujt tjerë në Jugosllavi .

Në vend që të fillon dialogu  për kërkesa reale, mënjëhere filloj dhuna, burgimi, etiketimi kontarevulocionar  dhe diferencimi masiv i popullit shqiptar në Kosovë dhe trojet tjera në ish Jugosllavi një metodë antinjërzore. Të gjitha këto masa të marrura hasen në rezistencë të fortë nga populli shqipetar dhe nënë këto masa u kalit dhe nuk u ndal në rrugëtimin e tij drej lirisë dhe  pavarësisë se plot të vendit që tani e gëzojmë.

Parullat e studentve në demonstrant ishin të drejta, njërzore dhe të realizushme.

Ishte koha dhe arësyja më e shkelqyar e politikajve për të bërë një shqyrtim  të kërkësave tona që në rrugë institucionalete të kërkohet  zhvillim  i vendit dhe  ngritje e  statusit politik të Kosovës. Kushtetuten e vitit 1974 ishte e mirë por nuk përmbushte nëvojat e vendit. Shqiperia  nuk i përkrahi demostratat, si duket frigohej për diçka të till atje. Asnjërës palë nuk i falet mospërkrahja e rinisë stdentore por secila në formën e vet i hapen rrugë shtetit serbosllav për dhunë ndaj rinisë Kosovare. E vetmja që i dha përkrahje ishte mërgata përmës demonstrimit në qendrat më të mëdha në Europë atje ku duhej dhe çmohej liria njërzore. 

Bota demokratike bënte zhvillime markante në  ekonomi dhe demokraci, kurse zëri i rinis studentor në Kosovë në  Pranëveren 81 u shu më dhunë vetem se bëri lutje në rrugë paqësore për demokraci dhe barazi më popjut tjer në Jugosllavine .

E gjith kjo që ndodhin në Pranvërën studentore 81 i mbetet obligim Historis ta vlersoj përse u përgjak rinia shqiptare në Kosovë. Lavdi dëshmorve dhe repekt për rinin studentore të vitit 1981 e cila nuk kursej asgje për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Dr.Milazim Zeqiraj i kushtohet asaj gjenerate që nuk kursej asgje për një kauzë, liri dhe paveësi për vendin dhe popullin. Kjo date ja vlen të kujtohet gjithëhere se rinia studentore e Kosoves në viti 1981 e ndiu atëhere thel dhunen sllavo-komuniste. Më respekt për stafin e juaj që jeni burimi i informacioneve kombetare që  nga dalja e nr. të parë

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të armatosur “gjer në dhëmbë”, luftëtarët afrikanë bëjnë deklaratën: Gati t’i bashkohemi vëllezërve rusë në Ukrainë!

Story i radhës

As New Crypto Sanction Screening Tool Launched, Tornado Cash Keeps Mixing and FBI Chimes In

Të fundit nga

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë