104 te zhdukur vetem ne mitrovice haxhiu kerkon zbardhjen e fatit te tyre 69fb432b3d189

​104 të zhdukur vetëm në Mitrovicë, Haxhiu kërkon zbardhjen e fatit të tyre

May 6, 2026
min lexim

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka qëndruar sot për vizitë në Shoqatën e të Pagjeturve në Komunën e Mitrovicës, ku ka takuar familjarët dhe nënat e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Gjatë kësaj vizite, Haxhiu theksoi se vetëm në Mitrovicë janë të zhdukur 104 persona, për fatin e të cilëve ende nuk ka informacione.

Në Mitrovicë janë edhe 104 persona të zhdukur me dhunë

“Në komunën e Mitrovicës janë edhe 104 persona të zhdukur me dhunë, pra për të cilët nuk dihet dhe nuk ka informacione se ku janë. Unë tregova për përkushtimin institucional, punën që institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë në drejtim të zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë, tregova se problemi kryesor në këtë pjesë është Serbia, që vazhdon të mos japë informacione për fatin e tyre dhe natyrisht që u zotova se kërkesat e familjeve, që nënat e personave të zhdukur me dhunë, do të adresohen te institucionet përgjegjëse. Kjo është vizita ime e parë, por i falënderova edhe për punën e madhe që kanë bërë ndër vite, punë që do të duhej ta bënin institucionet menjëherë pas periudhës së luftës, në fakt e kanë bërë organizatat dhe shoqatat, përfshirë shoqatën këtu në Mitrovicë. Tashmë, siç e dini, e kemi edhe Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës, kemi mundësuar gjykimin në mungesë, sepse me familjarët e viktimave të luftës, me familjarët e personave të zhdukur me dhunë, në vazhdimësi tema kryesore është drejtësia”- tha Haxhiu.

Kryetarja e Shoqatës së të Pagjeturve në Mitrovicë, Gjyla Haziri, e cilësoi si alarmuese situatën me numrin e personave ende të zhdukur, duke kërkuar presion më të madh ndaj Serbisë.

1 mijë e 566 persona ende të pagjetur pas 27 viteve

Ne si familjarë kërkojmë drejtësi, kërkojmë nga institucionet e Kosovës të bëjnë presion tek vendorët, vendorët mbi shtetin serb, të dalë drejtësia në shesh. 104 në Mitrovicë edhe 1566 persona ende të pagjetur pas 27 viteve, kjo është një tmerr i madh për Kosovën. Nuk po them që nuk kanë punuar Qeveria e Kosovës, kanë punuar aq sa kanë mundur, por ndërkombëtarëve bëj apel që të bëjnë më shumë presion tek Serbia”, tha Haziri.

Ndërsa, familjarja Nazmije Sinani rrëfeu për KosovaPress, për zhdukjen e vëllait të saj gjatë luftës, duke kërkuar që të paktën të dihet vendndodhja e varrit të tij.

“Vëllain prej asaj dite më kurrë s’dimë asgjë për të…”

E kam vëllain e zhdukur Ilmi Cimilin, në ’99-ën është zhdukur, i ka pasur 33 vjet. Na kanë hyrë në mal forcat serbe, na kanë marrë vëllain edhe tre fëmijë, fëmijët i kemi gjetur në Vllahi, e vëllain jo. Vëllain prej asaj dite më kurrë s’dimë asgjë për të. Kisha bërë apel me marrë masa e me ditur bile ku e ka varrin”, tregoi Sinani.

Çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës në Kosovë. Edhe pas më shumë se dy dekadash, mbi 1,500 persona vazhdojnë të jenë në listën e të pagjeturve, ndërsa familjet e tyre përballen çdo ditë me mungesën e informacionit dhe drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alarm ne zvicer dhe france identifikohen rastet e para me hantavirus 69fb4245e9f06
Lajmi i mëparshëm

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus

kthyen apartamentin ne fole prostitucioni arrestohen dy shtetase te huaja ne tirane 69fb43901d1af
Lajmi i radhës

Kthyen apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy shtetase të huaja në Tiranë

Të fundit nga

Mickoski: S’ka zgjedhje këtë vit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur sot në një pyetje gazetareske lidhur me deklaratën e tij të djeshme se së shpejti mund të ketë zgjedhje, theksoi se aktualisht fokusi i Qeverisë është
ShkoLartë