102 milionë euro taksa për Tiranën, shumica nga lejet e ndërtimit

Qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit kanë paguar vitin e shkuar 102 milion euro taksa për bashkinë Tiranë.

Peshën më të lartë e mban taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja, e cila ka dalë jashtë parashikimeve që vetë bashkia ka bërë në planifikimin e buxhetit.

Në vitin 2021, lejet e miratuara arritën një vlerë rekord dhe sollën 62 milion euro në buxhetin e bashkisë, kur vetë parashikimet për të ardhurat nga kjo taksë ishin për 40 milion euro.

Vitin e shkuar sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet u rrit me 530 mijë metër katrorë më shumë se në 2020-n.

Taksa e dytë që mban buxhetin e bashkisë Tiranë është ajo e pasurisë që familjet dhe bizneset paguajnë për ndërtesat. Vitin e shkuar u paguan 20 milion euro për taksën e ndërtesës.

Si tarifë për pastrimin e qytetit te fatura e ujit, banorët e Tiranës paguan 18 milion euro, ndërsa 12 milion euro janë marrë nga penalitetet administrative, zëri kryesor i të cilave janë gjobat për parkimin e gabuar të autmojetet.

Edhe tarifa e parkungut kap një zë të rëndësishëm në buxhetin e bashkisë, vitin e shkuar u paguan 4.1 milion euro për parkimin, ku 2.8 milion vinë nga biletat direkte të parkimit.

Qytetarët e Tiranës paguajnë 6.3 milion euro në vit për taksën e infrastrukturës arsimore, 3.9 milion për mjetet e përdorura dhe 2.2 milion euro shkojnë nga bizneset për taksën e tabelës./euronewsal.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ecje apo vrapimi, cila metodë është më efektive për të humbur peshë?

Story i radhës

Prezenca e OSBE në Tiranë uron Presidentin Begaj: Presim bashkëpunim të frytshëm

Të fundit nga