10 këshilla se si të sillesh në një sherr me miqtë e ngushtë

min lexim

Miqtë e ngushtë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë dhe duke qenë se janë gjithmonë prezentë, sigurisht që mund të ketë ndonjë moment kur ndodh një grindje apo konflikt. Si të mbeteni sërish miq dhe ta ktheni sherrin në një diskutim produktiv? Nëse ndjek këto këshilla:

1. Qëndro i/e vetëdijshëm/me për emocionet që miqtë përjetojnë

Nëse miqtë kanë kaluar një periudhë të vështirë dhe tanimë po shfryhen dhe ti je personi tek i cili po vërshon mllefi, mos e merr personale dhe mos thuaj gjëra që lëndojnë miqtë e tu.

2. Konsidero që ta shtysh diskutimin kur të jeni më të qetë

Mund ta shtysh, por jo ta harrosh. Nëse ka një përplasje, duhet ta zgjidhësh me patjetër.

3. Planifiko paraprakisht se çfarë do të thuash

Nëse ti e di shumë mirë temën e grindjes dhe arsyet e saj, është mirë të bësh një rezyme me veten, të mbledhësh argumenta dhe t’i shtrosh ato në momentin e duhur.

4. Përshtatu me komunikimin e miqve

Nëse është një debat i nxehtë, përshtatu me mënyrën e reagimit të miqve. Gjithnjë reflekto sjelljet e tyre.

5. Artikulohu në mënyrën e duhur

Kjo të ndihmon të mendohesh dhe të mos i fyesh miqtë. Mbaj mend: diskutimet dhe sherret nuk duhet të përfshijnë aspak fyerje dhe ofendime.

6. Tregohu i/e sinqertë dhe i/e drejtpërdrejtë

Sinqeriteti është baza e çdo marrëdhënieje, ndaj mos e anashkalo.

7. Duhet të kesh të qarta qëllimet e tua

Çfarë pret ti nga kjo bisedë? Parashtroji pritshmëritë e tua dhe ji i/e ndërgjegjshëm/me se sa mund të arrihen ato.

8. Përqendrohu tek tabloja e përgjithshme

Nëse ti vë re detaje, sigurisht që do të gjesh pakënaqësi. Nëse në një linjë të përgjithshme, miqtë e tu janë mbështetja jote më e madhe, atëherë, duhet të jenë pjesë e jetës tënde.

9. Dëgjo që të kuptosh

Qëndro gjithnjë mendjehapur dhe dëgjo që të kuptosh, jo që të replikosh dhe të grindesh.

10. Ki parasysh që është mëse normale të ndodhin grindje

Konfliktet janë pjesë e jetës sonë dhe e bëjnë një marrëdhënie më të shëndetshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do përjashtohet ish-kancelari Schröder nga partia?

Story i radhës

Media serbe për shqiptaren: Futbollistët nuk ndihen mirë kur shohin në fushë këtë bukuroshe

Të fundit nga