​“Më vunë dinamitin te dera e shtëpisë”, Duka flet pas ngjarjes së rëndë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi.

Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, tha Duka.

Nga ky shpërthim, nuk raportohen të lënduar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Trika gjenialë që parandalojnë këpucët tuaja të rrëshqasin në akull

Story i radhës

Publikohen pamje pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

Të fundit nga