​Numër rekord rastesh me COVID-19 në Poloni

Numri i infeksioneve ditore të koronavirusit në Poloni ka arritur një numër rekord prej 36,665 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Në të njëjtën periudhë, në Poloni u regjistruan 248 vdekje për shkak të Covid-19 një vend me një popullsi prej 38 milionë banorësh.

Rreth 30 për qind e infeksioneve të reja ishin për shkak të variantit ngjitës Omicron, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Waldemar Kraska për “Radio Plus”, duke shtuar se Omicron do të bëhej dominues brenda disa ditësh.

Javën e kaluar, dy të tretat e bordit këshillimor mjekësor të qeverisë polake dhanë dorëheqjen lidhur me trajtimin e krizës së koronavirusit. Trembëdhjetë nga 17 anëtarët u larguan nga paneli, duke thënë se qeveria nuk po ndiqte rekomandimet shkencore.

Qeveria nacionaliste-konservatore PiS është akuzuar prej kohësh nga opozita se ka shmangur vendosjen e kufizimeve të ashpra sociale në kurriz të shëndetit publik.

Kritikët thonë se qeveria po përpiqet të qetësojë kundërshtuesit e vaksinës kundër Covid-19 në radhët e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizita e kryeministrit bullgar në RMV, Xhezairi: Dritë në fund të tunelit

Story i radhës

Mbretëresha Elizabeth, në një situatë të vështirë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish