Vizita e kryeministrit bullgar në RMV, Xhezairi: Dritë në fund të tunelit

Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Maqedoninë e Veriut mund të shihet si një “dritë në fund të tunelit” sa i përket marrëdhënieve mes dy shteteve.

Këtë mendim ndan Seladin Xhezairi, analist e gazetar nga Shkupi, i cili në një lidhje direkte me “Ballkan” nga Linda Karadaku në ABC News u shpreh se të dy homologët duhet të imponohen karshi faktorit ndërkombëtar si bashkëpunues.

“Shihet drita në fund të tunelit. Në sensin e kapërcimit të mosmarrëveshjeve historike, që nuk janë të panjohura. Pritet, mund të jetë çështje muajsh, duhet të ketë një përparim në këtë rrafsh…”

Kurse, Bledar Feta, u shpreh se zhvillimet e fundit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po ndiqen me shqetësim të lartë nga Athina zyrtare.

“Fakti që Bullgaria kërkon lëshime, e bën kompromisin më të vështirë, ka gjasa të mbetet jashtë negociatave me BE. Kjo mund të çojë në kthimin e nacionalistëve me pasoja edhe për Greqinë. Greqia kthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si kundërpërgjigje ndaj ndikimit turk.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky shtet do të heqë thuajse të gjitha kufizimet e pandemisë

Story i radhës

​Numër rekord rastesh me COVID-19 në Poloni

Të fundit nga