​Luana Vjollca përshëndet në bikini nga bregdeti afrikan

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka vendosur t’i kalojë ditët e pushimit në bregdetin e largët të Afrikës.

Ndërsa i ftohti i stinës së dimrit ka kapluar Shqipërinë, bukuroshja shqiptare ka përzgjedhur bregdetin e Mauriciusit.

Në një postim në Instagram, Luana Vjollca, krahas një fotoje të saj të nxehtë në bikini, ka shkruar se ‘vetëm skitë po i mungojnë”, duke shkaktuar reagime të shumta të fansave.

Veç hot, kaq di të them”, ishte reagimi i bukuroshes tjetër shqiptare Vildane Zendelit, ndërsa reagimet erdhën edhe nga këngëtarja Kida dhe Kevina Kthjella, miss Universi Shqipëria 2017.

Kënga e fundit e Luana Vjollcës është “1 mijë vjet” në qershor të vitit të kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Scholz: Zgjidhja e krizës në Ukrainë të bëhet përmes diplomacisë

Story i radhës

Formacionet zyrtare: Alaves – Barcelona

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish