​Franca këshillon qytetarët e saj të shtyjnë udhëtimet e parëndësishme në Ukrainë

January 24, 2022
1 minut lexim

Autoritetet franceze këshilluan sot qytetarët e tyre që të shtyjnë udhëtimet e parëndësishme në Ukrainë dhe të mos udhëtojnë në zonat kufitare në veri dhe lindje të vendit, mes tensioneve me Rusinë fqinje.

Rekomandohet shtyrja e udhëtimeve të parëndësishme në Ukrainë… Në kontekstin e tensioneve të krijuara nga përqendrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, rekomandohet dhe këshillohet rritja e vigjilencës që të mos udhëtoni në zonat kufitare veriore dhe lindore të vendit”, tha Ministria e Jashtme e Francës.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, Franca aktualisht nuk po kërkon që stafi i ambasadës së saj ose familjet e diplomatëve të vendosur në Ukrainë të largohen nga vendi.

Ne kemi marrë parasysh deklaratat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në lidhje me situatën e stafit të tyre diplomatik në Ukrainë”, tha një zëdhënës i diplomacisë franceze.

Bashkimi Evropian njoftoi sot se nuk ka ndërmend të ndjekë Shtetet e Bashkuara, të cilat po tërheqin familjet e diplomatëve të saj.

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe njoftoi sot se po tërheq stafin nga ambasada e saj në Kiev për shkak të kërcënimit në rritje nga Rusia.

Australia ka këshilluar gjithashtu qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të rrezikut të konfliktit të armatosur dhe njoftoi riatdhesimin e disa stafit nga ambasada e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manchester United afër transferit të Kamaras 

Story i radhës

Bisedë telefonike Osmani-Chollet

Të fundit nga

ShkoLartë