Bisedë telefonike Osmani-Chollet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Evropë dhe zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. U shpreh mbështetje e ndërsjellë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në të njëjtën kohë, ata theksuan rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë dhe bënë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës në interes të sigurisë evropiane. Në këtë kontekst, ata përshëndetën përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë dhe përpjekjet brenda NATO-s dhe OSBE-së për qetësimin e situatës dhe ruajtjen e paqes.

Gjatë bisedës telefonike u bisedua edhe për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat bashkëbiseduesit i vlerësuan si jashtëzakonisht të ngushta dhe miqësore, të bazuara në një partneritet strategjik dhe ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punohet për avancimin e mëtejshëm të aleancës dhe bashkëpunimit.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për realizimin e synimeve tona strategjike dhe theksoi rolin e rëndësishëm të miqve tanë amerikanë për prosperitetin dhe arritjet demokratike të Maqedonisë së Veriut. U ra dakord reciprokisht se perspektiva evropiane dhe prania e përforcuar e Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë janë veçanërisht të rëndësishme për stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Franca këshillon qytetarët e saj të shtyjnë udhëtimet e parëndësishme në Ukrainë

Story i radhës

Mbledhja e përbashkët në Sofje, Grubi: Hapim një kapitull shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë

Të fundit nga