Zyrtari rus: Rusia në vitin 2023 regjistron mbi 231 mijë njerëz në ushtri

August 3, 2023
1 minut lexim

Sipas një zyrtari rus, Rusia në vitin 2023 ka regjistruar mbi 231 mijë njerëz në ushtrinë e vendit, transmeton Anadolu.

“Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 1 janari deri më 3 gusht, më shumë se 231 mijë njerëz u pranuan për shërbim me kontratë”, tha Dmitry Medvedev, zv/kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Medvedev tha se detyra e tyre vazhdon të jetë ta bëjnë shërbimin e kontratës “sa më prestigjioz të jetë e mundur”.

Më 21 shtator të vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli mobilizim të pjesshëm në Rusi për të përfshirë deri në 300 mijë njerëz nga mosha 18 deri në 50 vjeç në ushtrinë e vendit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarri në afërsi të Bogdancit është ende aktiv, për shuarjen e tij janë angazhua dy avionë “Air Tractor”

Story i radhës

Reprezentuesi i Kosovës firmos me skuadrën kroate

Të fundit nga

ShkoLartë