Zyrtari i Graçanicës ia tha troç zyrtarit të Kastriotit

1 minut lexim

Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) është eliminuar nga garat e Kupës së Evropës në hendboll!

Kastrioti të dy ndeshjet i luajti në Graçanicë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të dyja i humbi me rezultat identik 35:22.

Një zyrtar i KH Kastriotit, para sfidës në Graçanicë, të cilit nuk po ia përmendim emrin për faktin se ka kërkuar të jetë anonim, kështu pat thënë: “Kërkuam edhe ne nga Graçanica që t’i luajmë dy ndeshje në Kosovë.

Zyrtari i Graçanicë na tha: ‘Nuk guxojmë dhe as që ka gjasa, sepse publiku ynë do me pa ekipin edhe si vendas në garat evropiane”. 

Megjithatë Kastrioti i luajti dy ndeshje në Graçanicë për faktin se palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, për disa muaj ka qenë gjendje katastrofale.

Vetëm e morën një fakt, një zyrtar i Grapanicës, se si ia tha troç një zyrtari të Kastriotit: “Ne luajmë për publikun tonë”.

Ferizaj (femrat) dhe Kastrioti (meshkujt), për kë luajnë?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetari doli i dehur në transmetim live, moderatori në studio e këshillon për të pirë kafe

Story i radhës

Operacion antidrogë në Krujë/ Zbulohen parcela me kanabis, pesë të arrestuar

Të fundit nga