Perëndimi rrezikon të përfshihet në një luftë bërthamore, sepse nuk ka zhvilluar mjaftueshëm bisedime me Rusinë dhe Kinën, sipas një deklarate të Këshilltarit britanik të Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove, shkruan BBC.
Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë. Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet, si dhe anasjelltas”.
“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt një lufte bërthamore”, ka thënë ai. “Sot nuk kemi një bazë të tillë me ata që mund të na kërcënojnë në të ardhmen – sidomos me Kinën”.
Lovegrove ka vazhduar fjalimin duke thënë se rreziku “i një konflikti të pakontrolluar” po rritet për shkak se Rusia po shkel vazhdimisht traktet, si dhe për shkak të Kinës, e cila po zgjeron arsenalin bërthamor.
Deklarata e tij vjen para zhvillimit të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.
Kjo do të jetë biseda e tyre e parë telefonike prej muajit mars.