Zyrtari amerikan jep sinjalin për shkëmbim territoresh, Qeveria e Kosovës këshillohet të bëjë këtë veprim

December 4, 2024
min lexim

Zgjedhjet në Amerikë janë pritur me shumë entuziazëm edhe në Kosovë. Kjo pasi lideri i ri amerikan do të ketë ndikim të madh edhe në Kosovë dhe politikën ndërkombëtare.

U dhanë mendime të ndryshme se si mund të ndikonte rizgjedhja e demokratëve apo rikthimi i republikanëve në Amerikë.

Përfundimisht zgjedhjet i fitoj Donald Trump, si Presidenti më i ri amerikan. Ai ishte zotuar në fushatë zgjedhore se do të sjellë paqe, duke ndaluar konfliktet kudo në botë, e do të ndalonte edhe luftrat nëpër botë.

Derisa ai ishte president, para Joe Biden, Presidentit që sapo përfundoi mandatin, ishte përmendur mundësia e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, apo që do të dërgonin deri tek ndarja e Kosovës.

Por a mund të ndodhë sërish që të ketë shkëmbim territoresh?

Aso kohe, në vitin 2018, në udhëheqje të Kosovës ishte Hashim Thaҫi, si President i Kosovës. Ai këtë ‘marrëveshje’ e kishte quajtur si ‘korrigjim kufinjësh’. Thaçi e kishte bërë të qartë se do të diskutojë ndryshimin e kufijve të Kosovës me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Mirëpo, një ide të tillë që kërcënon Kosovën, edhe tash pas gjashtë vitesh, e ka përmendur ndihmësprokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, që shërbeu për Presidentin Ronald Reagan. Bolton paralajmëroi se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës mund të rikthehet.

“Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi, ose në raundin e parë të zgjedhjeve për president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse është qartësisht e pranishme”, tha Bolton.

Zogaj: Kjo mund t’i ndodh edhe Kosovës, e cila edhe me një këso ideje, mund të mos humbasë bile- bile mund të bëhet fitimtare historike

Image

Skender Zogaj

Lidhur me këtë deklarim të zyrtarit amerikan, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Zogaj thotë për ‘Bota sot’ se, institucionet e Kosovës duhet të ulen dhe ta analizojnë shtruar dhe në thellësi problemin e hapësirës terrotoriale të vendit dhe të evidentojnë dilemat e mundshme me të cilat ka gjasa që të përballen në të ardhmen e afërt, si kusht për zgjidhjen përfundimtare të raporteve me Serbinë.

“Kjo do të thotë që së paku duhet të elaborohen dhe të finalizohen 3 variante të gatshme si oferta për zgjidhjen përfundimtare! Kjo është tepër e nevojshme që të mos zihemi ngusht në raste “ekstreme”! Të supozojmë se do të shtrohet si opsion i domosdoshëm ideja shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi” dhe, nëse nuk ka alternativë tjetër, Kosova duhet të përcaktohet për të keqen më të vogël”, vlerëson Zogaj.

Ai thotë më tutje se, shembujt në botë flasin dhe, kjo mund t’i ndodh edhe Kosovës, e cila edhe me një kësi ideje, mund të mos humbasë bile- bile mund të bëhet fitimtare historike, nëse e shtron problemin kah e zgjidhshmja eventuale e domosdoshme dhe interesi historik e strategjik kombëtar e territorial.

“Kjo mundësi ekziston dhe është realisht e mundshme, meqenëse territoret dhe substanca etnike është e përtej kufinjve të tashëm, të njohur ndërkombëtarisht! Shansa për të fituar në të gjitha variantet ekziston, nëse kujdesemi dhe planifikojmë me kohë dhe nëse kemi njerëz të guximshëm me i marrë vendimet dhe përgjegjësinë, që nuk është e lehtë por, e levërdishme”, vlerëson Zogaj.

Duhanaj: Nëse do të fillohej ndryshimi i kufijve, atëherë do të duhej të ndryshonin kufijtë e disa shteteve në rajon

Po ashtu, për këtë deklarim të zyrtarit amerikan Bolton, ka folur edhe analisti politik, Leon Duhanaj.

Image

Leon Duhanaj

Ai thotë se, vetë fakti që Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jenë në proces negociator, respektivisht në tavolinën e bisedimeve, nënkupton se asgjë nuk përjashtohet plotësisht.

“Megjithatë, për të rikthyer temën e shkëmbimit të territoreve në tavolinë, kërkohen disa parametra tjerë: Duhet të ndryshohen parimet mbi të cilat Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ndër to edhe ndalesa për të iu bashkuar ndonjë shteti tjetër. Kosova është e njohur në gjithë territorin e saj. Pra, kërkohet konsensus i plotë ndërkombëtar. Palët do duhet të ishin të dakorduara për temën dhe formën, gjë që është mision tejet i vështirë, për t’mos thënë i pamundur”, vlerëson ai.

Mirëpo, sipas tij, nëse do të fillohej ndryshimi i kufijve, atëherë do të duhej të ndryshonin kufijtë e disa shteteve në rajon, sepse për shqiptarët do të duhet të ishte vetëm një opsion i pranueshëm, ai i bashkimit të trojeve shqiptare, e që nënkupton të gjithë hapësirën, jo vëtëm Kosovë- Shqipëri.

E gjithë kjo temë e nxehtë, është e pamundur të trajtohet pa rreziqe lufte, prandaj nuk besoj që është gjë e thjeshtë të flitet për këtë temë, apo të fillohet nga ndonjë faktor i vetëm. Megjithatë, prapë e them, se asgjë nuk është e pamundur dhe duhet të jemi syçelë dhe unik për të gjitha temat”, thekson Duhanaj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nora Istrefi bëhet nostalgjike, publikon foton e rrallë me vajzën

Story i radhës

Legjenda gjermane mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij, shihni reagimin e tmerrshëm që e përjashtoi atë

Të fundit nga

Hamza Ameti: Bashkë mund ta ndalojmë dhunën!

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale- Shkup, Hamza Ameti, në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës”, ka folur për rëndësinë e luftës kundër dhunës dhe për rolin që secili prej
ShkoLartë