zyrtaret e ps se mbushin burgjet rama e dhimbshme qe njerez qe i njeh ndodhen prapa hekurave 67de98228cf25

Zyrtarët e PS-së mbushin burgjet, Rama: E dhimbshme që njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave

March 22, 2025
min lexim

Në Tiranë u mblodh sot Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.

Internacionalja Socialiste dhe partitë simotra europiane ndodhen në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore të 11 majit për “Shqipërinë 2030”.

I pranishëm në ktë takim është kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së.

Kryeministri Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste. Ai theksoi se nuk është lehtë të shohësh njerëz që ka njohur për një kohë të gjatë, të përballen me drejtësinë për akuzat ndaj tyre. Megjithatë, Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për të luftuar për forcimin e sundimit të ligjit.

Rama theksoi se tani autoriteti i ndëshkimit është kaluar nga ekzekutivi në sistemin gjyqësor, duke nënkuptuar se është gjykata ajo që merr vendimet për të procesuar dhe ndëshkuar individët që shkelin ligjin.

Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

Në fjalën e tij, Rama tha se Tirana ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu ku është sot.

Është e gjallë, theksoi ai, ka një kryeqytet që ndryshon dita-ditës dhe po bëhet një medalion krenarie për të gjithë ne, që themi jam nga Tirana, jetoj, punoj dhe mikpres miqtë në Tiranë.

Kryeministri Rama vuri në dukje se në mandatin e katërt qeverisës SP do të përmbush misionin për integrimin e vendit në BE.

“Jemi në fund të mandatit të tretë të qeverisë sonë progresive dhe presim me padurim një fushatë mjaft tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e 4-ërt dhe për të përmbushur misionin që kemi marrë me shumë seriozitet, për të çuar Shqipërinë në BE dhe për ti dhënë fund një historie të gjatë diskriminimi e margjinarizimi”, u shpreh Rama

Ai theksoi se shqiptarët janë të bekuar që kanë lindur në zemër të Europës. Por në të njëjtën kohë, u shpreh Rama, kanë qenë të mallkuar sepse kanë qenë të izoluar nga Europa për një kohë kaq të gjatë.

“Është koha jonë tashmë, momenti, shansi, mundësia jonë e madhe për ta përfunduar këtë dhe për të nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si një mundësi faktike për tu bërë pjesë e BE-së”, deklaroi kryeministri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qeveria do te ndaloje perdorimin e mjeteve piroteknike ne ambiente te mbyllura 67de9288e4e35
Story i mëparshëm

Qeveria do të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

ngritjen e tarifave te rrymes bajrami do te kete pasoja te renda per qytetaret 67dea187b3b69
Story i radhës

Ngritjen e tarifave të rrymës, Bajrami: Do të ketë pasoja të rënda për qytetarët

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë