zyrtaret e manchester unitedit shihen ne barcelone rriten zerat per transferimin e frenkie de jong 62cc4d86af82b

Zyrtarët e Manchester Unitedit shihen në Barcelonë, rriten zërat për transferimin e Frenkie de Jong

July 11, 2022
1 minut lexim

Dyshja e Manchester United, John Murtough dhe Richard Arnold, janë fotografuar në Barcelonë – derisa klubi vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të Frenkie de Jong.

Murtough dhe Arnold janë personat përgjegjës për transferime te klubi anglez.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka publikuar pamje ku dyshja në fjalë shihen në qytetin e Barcelonës.

Sipas tij, ata janë takuar me zyrtarët e klubit katalunas; Mateu Alemany, Rafa Yuste dhe Jordi Cruyff.

Deri më tani nuk ka informata të tjera, derisa tani janë rritur edhe më shumë spekulimet për transferimin e de Jong në “Old Trafford”.

25-vjeçari vazhdon të jetë objektivi kryesor i Man Unitedit për këtë afat kalimtar të verës.

Trajneri te “Djajtë e Kuq”, Erik ten Hag, e dëshiron ribashkimin me mesfushorin e Barcelonës, me të cilin kishte punuar te Ajaxi.

Ndryshe, Frenkie de Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

edhe rita ora ishte ne finalen e wimbledonit me te fejuarin e saj taika waititi 62cc4d7ec40e7
Story i mëparshëm

Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit me të fejuarin e saj Taika Waititi

legalizimi i kanabisit mjekesor forbes qeveria e edi rames do ta perdore vetem per eksport le me gisht ne goje shqiptaret qe duan te trajtohen 62cc4d8cd72b4
Story i radhës

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ ‘Forbes’: Qeveria e Edi Ramës do ta përdorë vetëm për eksport, lë me ‘gisht në gojë’ shqiptarët që duan të trajtohen

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë