Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Raketa që goditi Poloninë erdhi nga ky vend

November 16, 2022
1 minut lexim

Sipas disa zyrtarëve amerikanë, gjetjet fillestare sugjerojnë se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase drejt një rakete ruse që po hynte.

Tre zyrtarë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ukrainasit ishin përpjekur të mbroheshin kundër një sulmi rus që synonte infrastrukturën e tyre elektrike, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Më herët këtë mëngjes, presidenti amerikan Joe Biden kishte thënë se raketa që goditi Poloninë nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia.

Shpërthimi dje në një fabrikë gruri pranë kufirit ukrainas erdhi pasi Rusia lëshoi një valë raketash që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, sulme që Kievi tha se ishin më të rëndat në gati nëntë muajt e luftës./Botasot

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ja si lindi UNESCO

Story i radhës

Kush duhet ta rregullojë pemën e Vitit të Ri?

Të fundit nga

ShkoLartë