Zyrtarët amerikanë: Anija Mosvka u godit nga dy raketa ukrainase

1 minut lexim

Siç u raportua më herët, zyrtarët amerikanë, duke folur në mënyrë anonime, thonë se besojnë se kryqëzori rus u godit nga dy raketa ukrainase Neptun dhe pati viktima ruse kur anija u përmbyt.

Rusia thotë se Moskva, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, u përmbyt pas një zjarri në bord, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Luftanija me 510 ekuipazhe ishte një simbol i fuqisë ushtarake të Rusisë, duke udhëhequr sulmin e saj detar në Ukrainë.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se kapiteni i anijes, Anton Kuprin, kishte vdekur gjatë një “shpërthimi dhe zjarri në bord”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Historia e trishtë e 40-vjeçares: Burri më rrihte, humba fëmijën nga përdhunimi

Story i radhës

Arsyeja emocionuese pse Meghan Markle hoqi pallton gjatë “Lojërave Invictus”

Të fundit nga