Skuadra nga kategoria superiore e futbollit shqiptar, Teuta, e ka shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi pas rezultateve shumë të dobëta në këtë edicion.
Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të skuadrës shqiptare ku thuhet se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshjen e të dy palëve.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ndryshe, Teuta ka vetëm tetë pikë në vendin e fundit në tabelë pas 12 xhirove të zhvilluara ne kampionatin shqiptar të futbollit.