zyrtare ne kete stadium do te zhvillohet derbi drita gjilani 62260102e25ce

​Zyrtare, në këtë stadium do të zhvillohet derbi Drita-Gjilani

March 7, 2022
1 minut lexim

Xhiroja e 24 e Superligës së Kosovës pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Në mesin e sfidave të paparashikueshme, padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë lokal ndërmjet Dritës dhe Gilanit.

Tashmë është konfirmuar se ky ballafaqim do të zhvillohet në Gjilan, në stadiumin “Selami Osmani” ditën e enjte.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Dritës që në këtë ndeshje luan si nikoqire.

Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe pasi një gabim tjetër i “intelektualëve” do t’i largonte ata shumë nga lufta për titullin kampion.

Momentalisht Gjilani është në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Drita një pozitë më poshtë me 41 pikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës janë:

Llapi-Drenica

Ulpiana-Dukagjini

Feronikeli-Prishtina

Malisheva-Ballkani.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zevendesministri bushi uron 7 marsin deri ne pafundesi nderoj mundin dhe djersen tuaj mesues te dashur 6225fe660e989
Story i mëparshëm

Zëvendësministri Bushi uron 7 Marsin: Deri në pafundësi nderoj mundin dhe djersën tuaj mësues të dashur

si te humbni 5 kilograme pa shkuar fare ne palester 622601064eb1b
Story i radhës

Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë