Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për shtimin e 16 punonjësve të rinj në Kuvend duke e çuan në 453 numrin e përgjithshëm.
Vendimi është botuar në “Fletoren zyrtare” dhe është ngarkuar Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
V E N D O S I:
Numri i punonjësve të administratës së Kuvendit, për vitin 2023, shtohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Numri rezervë i punonjësve për vitin 2023 reduktohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 47 (dyzet e shtatë) punonjës.
Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.